Përshkrimi i punës
E-Cons ofron një vend pune për Teknik Ndërtimi në Fllakë, Durrës.
Vendi i punës: Durrës
Orari i punës: 8 orë në ditë
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë kryer shkollimin profesional në profilin Teknik Ndërtimi ose një arsim tjetër përkatës në ndërtim.
- Të ketë përvojë të mëparshme në punime ndërtimi; përvoja në kantier vlerësohet si përparësi.
- Të jetë i aftë të lexojë dhe të interpretojë projekte teknike.
- Të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe, mundësisht, të programeve AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Të zotërojë aftësi për organizim, komunikim dhe punë në ekip.
- Të tregojë korrektësi dhe përgjegjshmëri, duke i kushtuar rëndësi cilësisë së punës.
- Të jetë i disponueshëm për punë në terren në Fllakë, Durrës.