Përshkrimi
Në zyrat tona, punonjësi/ja do të merret me shitjen dhe emetimin e biletave për transport kombëtar e ndërkombëtar, komunikimin me klientët, hartimin e listave të udhëtarëve dhe raporteve, si edhe bashkërendimin e punës me menaxherët.
Detyrat
Shërbimi ndaj klientit & Biletaria
- Informon klientët dhe komunikon me ta.
- Kryen shitjen, rezervimin dhe ndryshimin e biletave.
- Menaxhon kërkesat dhe çështjet problematike të klientëve.
Operacionale
- Harton dhe verifikon listat e udhëtarëve.
- Monitoron listat e udhëtarëve deri në mbylljen e tyre përfundimtare.
- Bashkëpunon me menaxherin dhe shoferat.
Administrimi & Financat
- Evidenton faturat, biletat dhe dokumentacionin operativ.
- Përgatit raporte nën mbikëqyrjen e ekonomistit.
- Harton dhe dërgon faturat për agjencitë, sipas kërkesës.
Koordinimi
- Mban komunikim të rregullt me menaxherin, kolegët, shoferat dhe agjencitë partnere.
- Ndjek detyrat dhe problematikat deri në zgjidhjen e tyre.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara
- Njohja e gjuhës angleze; certifikata konsiderohet avantazh.
- Njohuri bazë për përdorimin e Google Workspace dhe Microsoft Office.
- Njohuri mesatare në kontabilitet dhe ekonomi; kjo përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi me klientët dhe kolegët.
- Disponueshmëri për angazhim me orar të plotë.
- Të jetë në studime ose t’i ketë mbyllur studimet.
Çfarë ofrojmë
- Pagë neto prej 55,000 lekë për kandidatë fillestarë ose pa eksperiencë.
- Paga përcaktohet sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.
- Bonus sezonal gjatë Qershor–Gusht.
- Kontratë pune.
- Orari është nga e hena ne te premte, 8:30 – 17:00, dhe të shtunen, 8:30 – 15:00, me 30 minuta pushim dreke.
- E diela është ditë pushimi.