Njoftim për punësim
Drena kërkon kandidatë të motivuar, energjikë dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar ekipit në pozitën:
MERCHANDISER /E
Vendndodhja e punës: Prizren
Numri i vendeve të lira: 1
Detyrat kryesore
- Siguron që produktet të paraqiten dhe pozicionohen në mënyrë optimale në pikat e shitjes, në përputhje me standardet e kompanisë.
- Verifikon stokun, datat e skadimit dhe disponueshmërinë e produkteve, duke raportuar çdo parregullsi të vërejtur.
- Mban nën kujdes dukshmërinë, renditjen dhe praninë e produkteve, si edhe të materialeve promovuese.
- Bashkëpunon me klientët dhe personelin e pikave të shitjes për përmirësimin e vendosjes dhe prezencës së produkteve.
- Ndihmon në zbatimin e promovimeve dhe aktiviteteve të marketingut në pikat e shitjes.
- Vëzhgon aktivitetet dhe pozicionimin e produkteve konkurruese, me raportim të rregullt për to.
- Kryen edhe angazhime të tjera që lidhen me pozitën, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvoja prej 1-2 vjetësh në Merchandising konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira për bindje, prezantim dhe organizim.
- Shkathtësi në organizim, komunikim dhe prezantim.
- Patentë shoferi e kategorisë “B” përbën avantazh.
Çfarë ofrohet
- Pagesë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Ambient pune dinamik dhe motivues.