Kompania kërkon një Agjent/e Shitjeje me përvojë në sektorin farmaceutik, për të mbuluar zonën e Prishtinës dhe rrethinën e saj.
Kërkesat:
- Eksperiencë në shitje; përvoja në industrinë farmaceutike përbën përparësi.
- Njohuri për tregun e farmacive në Prishtinë dhe zonat përreth.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe negocim.
- Angazhim, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë punës.
- Aftësi për krijimin dhe ruajtjen e raporteve me klientët.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
Detyrat kryesore:
- Kryerja e vizitave dhe mbajtja e kontaktit me farmacitë.
- Prezantimi i produkteve.
- Pranimi dhe ndjekja e porosive.
- Ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve me klientët.
- Zgjerimi i bazës së klientëve në Prishtinë dhe rrethinë.
- Raportimi për aktivitetet dhe rezultatet e shitjes.