Përshkrimi
Dreamdecor.al po kërkon të angazhojë një Ekonomiste me eksperiencë për t’iu bashkuar stafit tonë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Administrimi dhe verifikimi i dokumenteve financiare.
- Hedhja dhe kontrollimi i faturave të blerjes e të shitjes.
- Mbikëqyrja e arkës, bankës, klientëve, furnitorëve, inventarit dhe Doganave.
- Hartimi i raporteve periodike financiare.
- Ndjekja e të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Kryerja e rakordimeve dhe verifikimi i informacionit kontabël.
- Koordinimi me administratën dhe drejtuesit e kompanisë.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në një rol të ngjashëm.
- Diplomë në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
- Njohuri të mira të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal.
- Aftësi shumë të mira në Excel dhe programe financiare.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
- Aftësi për punë individuale dhe bashkëpunim në ekip.
Shënime
Kompania ofron:
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.
- Mjedis pune profesional dhe serioz.
- Kontratë të rregullt pune.
- Mundësi për avancim profesional.