Shendetesi & MedicinePrizren3 javë më parëPart Time
Konkurs
Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra në Prizren, në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, hap një vend të lirë për pozitën e Fizioterapeut/e (Intervenimi i Hershëm).
Departamenti: Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
Vendndodhja: Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Prizren
Angazhimi parashihet për 25 orë në javë, me orar të pjesshëm.
Lloji i angazhimit: Zëvendësim i përkohshëm gjatë periudhës së pushimit të lehonisë.
Angazhimi fillon më 02.11.2026.
Rreth organizatës
Shoqata Down Syndrome Kosova është një organizatë joqeveritare, e krijuar në vitin 2007 nga prindër të personave me sindromën Down. Misioni i saj është të promovojë, respektojë dhe mbrojë të drejtat e personave me sindromën Down në Kosovë dhe të familjeve të tyre.
Kualifikimet dhe përvoja profesionale
Diplomë të studimeve bazë në Fizioterapi.
Studimet master të përfunduara ose në proces përfundimi konsiderohen përparësi.
Njohuri për sindromën Down dhe veçoritë e zhvillimit fizik/motorik te fëmijët me sindromën Down.
Përvojë pune me fëmijë; përvoja me fëmijë me aftësi të kufizuara, veçanërisht me fëmijë me sindromën Down, është e dëshirueshme.
Aftësi të mira për bashkëpunim në ekip.
Shkathtësi të mira komunikimi.
Njohuri të gjuhës angleze.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Vlerëson zhvillimin fizik/motorik të fëmijëve me sindromën Down që përfitojnë shërbime fizioterapie në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm.
Ofron terapi fizike për fëmijët me sindromën Down, si edhe këshillim dhe mbështetje për familjet e tyre të përfshira në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, me synim integrimin e praktikave terapeutike në përditshmërinë e fëmijës.
Zbaton njohuritë profesionale të nevojshme për pozitën.
Realizon detyrat sipas planit të aktiviteteve të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm.
Mbështet ekipin në zbatimin e përgjithshëm të aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Dokumentet e kërkuara
CV e përditësuar.
Letër motivimi.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail dhe do t'i nënshtrohen fazës së parë të rekrutimit para vazhdimit të procesit.
Faza e parë përfshin testim me shkrim.
Faza e dytë përbëhet nga intervista e punës.