Përmbledhja e pozitës
Doro Coffee & More po rekruton një Kamarier/e.
Orari i punës:
- Ndërrimi i parë: 06:00-14:00
- Ndërrimi i dytë: 14:00-22:00
Ekipit të Doro Coffee & More i nevojitet një Kamarier/e energjik/e, komunikues/e dhe i/e përkushtuar.
Detyrat kryesore:
- Të mirëpresë klientët dhe t’u ofrojë shërbim të saktë.
- Të pranojë dhe përgatisë porositë në pajtim me standardet e lokalit.
- T’u shërbejë klientëve pijet dhe produktet.
- Të sigurojë pastërtinë dhe rregullin në hapësirën e punës.
- Të kujdeset për klientët, duke mundësuar një përvojë sa më të këndshme.
- Të bashkëpunojë me anëtarët e tjerë të stafit.
- Të zbatojë rregullat e higjienës dhe standardet e shërbimit.
Kualifikimet:
- Përvoja e mëhershme në shërbim ose bar-kafe konsiderohet përparësi.
- Të ketë komunikim të mirë dhe sjellje korrekte ndaj klientëve.
- Të jetë i/e përgjegjshëm/me, korrekt/e dhe serioz/e në punë.
- Të mund të punojë në ekip dhe në një mjedis dinamik.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë me ndërrime.
- Të ketë paraqitje të rregullt dhe qasje profesionale.