Përshkrimi
Për shpërndarjen e mallrave te klientët, Kompania Dimapak Shpk kërkon të zgjerojë ekipin me një punonjës të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në rolin shoferi/ furnitori.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatit porositë brenda magazinës.
- Ngarkon porositë në automjetin e shpërndarjes.
- Siguron që mallrat e porositura nga klienti të dorëzohen në destinacion brenda kohës së caktuar.
- Transporton dhe shpërndan produktet dhe mallrat nga magazina qendrore te klientët.
- Mban përgjegjësi për inventarin e mallrave të marra në dorëzim nga magazina dhe për dëmtimet e tyre gjatë transportit.
- Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen teknike të automjetit.
Kualifikimet
- Të zotërojë patentë të vlefshme drejtimi.
- Të ketë përvojë pune si shofer; përvoja në distribucion përbën preferencë.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të njohë mirë rrugët lokale.
- Të komunikojë shumë mirë dhe të tregojë korrektësi në punë.
Dokumentet e kërkuara
Çfarë ofrohet:
- Pagesë e kënaqshme.
- Transport i garantuar për në adresën e kompanisë dhe nga ajo.
- Kushte pune shumë të mira.
- Komunikim i drejtpërdrejtë dhe i hapur.
- Mundësi për ngritje në detyrë dhe zhvillim të karrierës.
- Puna zhvillohet nga e hëna deri të premten, 08:00 – 16:00.
- Të shtunave punohet 08:00-12:00, me alternim çdo javë dhe me 2 të shtuna pushim në muaj.
Vendndodhja e kompanisë: Autostrada Tirane-Durres, Km 8, Kashar, Tirane.