DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Gjatë periudhës së praktikës, praktikanti do të trajnohet dhe do të jetë përgjegjës për:
- Mësimin e procesit të ngjitjes së shiritave (kantarimit) me makineri moderne.
- Operimin dhe mirëmbajtjen bazë të makinës kantaricë nën mbikëqyrjen e mentorit.
- Kontrollin e cilësisë së pjesëve të kantarizuara për të siguruar asnjë defekt teknik.
- Organizimin dhe përgatitjen e materialeve për procesin e prodhimit.
- Zbatimin e rregullave të sigurisë në punë brenda fabrikës.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
- Vullnet i madh për të mësuar një zanat të ri teknik.
- Kujdes i shtuar ndaj detajeve dhe precizitet në punë.
- Aftësi për të punuar në grup dhe gatishmëri për të ndjekur udhëzimet teknike.
- Përvoja paraprake nuk është e domosdoshme, por përpjekja dhe serioziteti janë kyç.
- Gatishmëri për angazhim afatgjatë (me qëllim punësimin e rregullt).
ÇFARË OFROJMË NE?
- Praktikë me pagesë që nga dita e parë.
- Trajnim profesional dhe mentorim nga ekspertë të fushës.
- Ambient pune korrekt dhe dinamik.
- Kontratë e rregullt pune për kandidatët që tregojnë sukses gjatë praktikës.