KONKURS PËR PUNË – PUNËTOR NË DEPO
Devolli Group Shpk hap konkurs për këtë pozitë:
Lokacioni: Miradi e Epërme, Fushë Kosovë
Detyrat kryesore:
- Pranimi, vendosja dhe organizimi i mallrave brenda depos.
- Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve si dhe i materialeve.
- Përgatitja e porosive në përputhje me kërkesat dhe dokumentacionin përkatës.
- Verifikimi i sasisë dhe i gjendjes së produkteve në pranim dhe gjatë daljes nga depoja.
- Ruajtja dhe vendosja e produkteve në hapësirat e destinuara.
- Sigurimi i rendit dhe pastërtisë në ambientet e depos.
- Angazhimi në inventarizime dhe verifikime të stokut.
- Zbatimi i rregullave të punës dhe procedurave të sigurisë.
- Realizimi i detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Arsimi i mesëm i përfunduar.
- Përvoja e punës në depo konsiderohet përparësi.
- Aftësi për punë individuale dhe bashkëpunim në ekip.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe angazhim në punë.
- Aftësi fizike për realizimin e punëve të depos.
- Gatishmëri për orar të ndryshueshëm, sipas kërkesave të organizimit të punës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për hapat vijues të rekrutimit.