Rreth kësaj pozite
Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K. me veprimtari kryesore afariste shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafesë dhe miellit, shpall:
KONKURS PUNE
- Zyrtar/e për Financa në Terren
Lokacioni: DLS Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Planifikimi, organizimi dhe zbatimi i kontrolleve financiare në tërë Kosovën.
- Regjistrimi i faturave të blerjes, faturave të shitjes dhe importet.
- Regjistrimi i transaksioneve bankare.
- Numërimi dhe kontrollimi sistematik i agjentëve, depove dhe barazimi i kartelave financiare.
- Raportimi ditor për kontrollet në terren, në përputhje me procedurat dhe format e përcaktuara nga menaxhmenti.
- Ofrimi në kohë i zgjidhjeve teknike për problemet e mundshme.
- Kryerja e detyrave të tjera profesionale sipas kërkesës së menaxhmentit dhe në përputhje me fushën e përgjegjësisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik).
- Të ketë përvojë 2-3 vite në fushën e Financave (e preferueshme).
- Njohuri të mira të pakos së MC Office (veçanërisht Excel).
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e gatshëm/e për punë të rregullt në terren.
- Aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Patentë shoferi – Kategoria B (obligative).