Përshkrimi
Depoja dentare NDS.al kërkon të punësojë një Agjent Terreni pranë Depo Dentare.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të promovojë dhe të paraqesë produkte dentare te klinikat dhe dentistët.
- Të ruajë dhe të forcojë bashkëpunimin me klientët aktualë.
- Të identifikojë klientë të rinj dhe të zgjerojë rrjetin e bashkëpunëtorëve.
- Të administrojë porositë dhe të kujdeset që ato të dorëzohen në kohë.
- Të raportojë rregullisht për veprimtarinë në terren.
Kualifikimet
Kriteret për pozicionin:
- Kandidatët duhet të banojnë në qytetet përkatëse.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negociim.
- Seriozitet dhe përgjegjësi gjatë punës.
- Aftësi për punë të pavarur, por edhe në ekip.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
- Patentë drejtimi, e preferueshme.
- Mosha 25-35 vjec.
- Përvoja në shitje ose në sektorin dentar konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet
Kompania ofron:
- Mjedis pune profesional dhe përkrahës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Paga baze 80.000 leke + bonuse në bazë performance.