Përmbledhje
Depo Dentare ka një vend të lirë për Agjent Terreni.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve dentare te klinikat dhe dentistët.
- Ruajtja dhe zgjerimi i bashkëpunimit me klientët aktualë.
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe rritja e rrjetit të bashkëpunëtorëve.
- Administrimi i porosive dhe garantimi i dërgimit të tyre me kohë.
- Hartimi i raporteve periodike për punën në terren.
Kualifikimet
Kriteret për këtë pozitë:
- Kandidatët duhet të banojnë në qytetet përkatëse.
- Shkathtësi të avancuara në komunikim dhe negocim.
- Përpikëri dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë punës.
- Aftësi për angazhim individual, si edhe në ekip.
- Organizim i mirë dhe aftësi për menaxhimin e kohës.
- Patentë drejtimi, e preferueshme.
- Mosha 25-35 vjec.
- Përvoja në shitje ose në sektorin dentar konsiderohet përparësi.
Kompania ofron:
- Mjedis pune profesional dhe përkrahës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Paga baze 800 Euro, plus bonuse sipas performancës.