Përshkrimi i punës
Në Tiranë, Eugen Turizëm Dentar po rekruton për pozicionin Operator/e Dentar/e në Gjuhën Italiane.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Të komunikojë në italisht me pacientët nëpërmjet telefonit, emailit dhe WhatsApp-it.
- T’u shpjegojë pacientëve shërbimet dhe ofertat e klinikës, duke u mbështetur në informacionin e miratuar nga stafi mjekësor.
- Të organizojë dhe të konfirmojë takimet dhe konsultat dentare.
- Të ndjekë kërkesat e pacientëve dhe të mbajë komunikimin me ta gjatë gjithë procesit.
- Të hedhë dhe të përditësojë të dhënat në sistem, duke siguruar konfidencialitetin e tyre.
- Të koordinohet me stafin mjekësor për kalimin e dokumentacionit dhe organizimin e vizitave.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Zotërim shumë i mirë i italishtes së folur dhe të shkruar.
- Zotësi të mira në komunikim, dëgjim dhe prezantim.
- Përvojë pune në call center.
- Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike dhe të mjeteve për komunikim online.
- Organizim i mirë, korrektësi dhe kujdes ndaj hollësive.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për trajtimin e disa kërkesave paralelisht.
- Njohuritë e terminologjisë dentare në italisht vlerësohen si përparësi.
Vendndodhja: Tirane.
Dokumentet e kërkuara