Lokacioni i punës: Prishtinë
Delta Security kërkon një Menaxher të Marketingut dhe Shitjes me përvojë dhe energji, për të hartuar e zbatuar strategjitë e marketingut dhe shitjes dhe për të forcuar praninë e ndërmarrjes në treg.
Detyrat kryesore:
- Të zhvillojë strategjitë e marketingut dhe shitjes dhe të sigurojë zbatimin e tyre.
- Të drejtojë veprimtaritë e marketingut dhe shitjes në terren.
- Të përgatisë dhe realizojë fushata promovuese që zgjerojnë praninë në treg.
- Të ndajë detyrat mes anëtarëve të ekipit dhe të bashkërendojë realizimin e tyre.
- Të drejtojë e motivojë ekipin drejt përmbushjes së objektivave të shitjes.
- Të ndjekë rezultatet e punës dhe të hartojë raporte analitike.
- Të studiojë tregun dhe të zbulojë mundësi të reja zhvillimi.
- Të mbajë bashkëpunim të afërt me departamentet e tjera të kompanisë.
Kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë diplomë universitare në Marketing, Biznes, Menaxhim ose në fusha të përafërta.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë në role të ngjashme në menaxhimin e marketingut ose shitje.
- Të zotërojë shkathtësi të shkëlqyera në komunikim dhe organizim.
- Të ketë kapacitete të forta për analizë dhe mendim strategjik.
- Të zotërojë njohuri të thelluara për tregun e marketingut.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë në ekip dhe të menaxhojë stafin.
Çfarë ofron kompania:
- Ambient dhe kushte pune shumë të mira.
- Pagesë në nivel konkurrues.
- Shpërblime shtesë të lidhura me performancën.
Dokumentet e kërkuara