KONKURS PËR PUNËSIM
Përshkrimi i pozitës dhe përgjegjësitë
- Hartimi i ilustrimeve dhe zgjidhjeve grafike në baza të përditshme për nevojat e kompanisë.
- Zhvillimi i materialeve vizuale për rrjetet sociale, fushata reklamuese dhe veprimtari promovuese, si dhe krijimi i koncepteve kreative dhe i paraqitjeve vizuale të ideve në përputhje me identitetin vizual të kompanisë.
- Realizimi i detyrave dhe projekteve brenda afateve të caktuara.
- Raportimi i përditshëm për punët dhe projektet e përfunduara.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Preferohet diplomë universitare në Dizajn Grafik, Arte Vizuale, Marketing ose fusha të përafërta.
- Kërkohet minimum 1 vit përvojë pune në dizajn grafik, advertising, social media design ose brand identity design.
- Kërkohen njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të dizajnit grafik, si:
- Adobe Photoshop/ Adobe Illustrator/ CorelDRAW;
- Nevojiten njohuri të mira të gjuhës angleze, si në shkrim ashtu edhe në komunikim verbal.
- Kërkohet fleksibilitet në orarin e punës, varësisht nga nevojat dhe projektet e kompanisë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
- CV-ja së bashku me Portfolion e punimeve që dëshmon përvojën e punës në fushën përkatëse.
- Dëshmi për përgatitjen shkollore ose universitare.
Afati i aplikimit është 27.08.2026.