Përshkrimi
Delta Publicity po kërkon një Social Media Manager me përvojë të dëshmuar në drejtimin strategjik të kanaleve digjitale.
Detyrat
- Të administrojë dhe të avancojë prezencën e kompanisë në rrjetet sociale.
- Të hartojë dhe të planifikojë përmbajtje kreative, të përshtatura për secilën platformë.
- Të krijojë fushata të synuara dhe strategji që rrisin angazhimin organik.
- Të përcjellë dhe të vlerësojë rezultatet e përmbajtjes dhe të fushatave.
- Të zhvillojë dhe të mbajë komunikim të njëtrajtshëm të brandit.
- Të qëndrojë i/e informuar për trendet dhe ndryshimet më të reja në platformat sociale.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme si Social Media Manager apo në një pozitë të ngjashme.
- Shkathtësi të avancuara për krijimin dhe administrimin e përmbajtjes digjitale.
- Njohje e mirë e analizimit të performancës dhe e metrikave të rrjeteve sociale.
- Njohuri për algoritmet dhe trendet aktuale të platformave sociale.
- Kreativitet, iniciativë dhe aftësi të mira në organizim.
- Aftësi për t'i kthyer të dhënat dhe rezultatet në strategji të suksesshme komunikimi.