Përshkrimi i punës
Degert Auto.sha kërkon të punësojë një Specialist Shitjesh ( per ne dyqan ) në LEZHE, në Rr.Ishull-Lezhe.
Pozicioni ofron kushte shumë të favorshme pune dhe pagë konkurruese.
Detyrat kryesore
Përgjegjësitë e pozicionit
- Të përgatisë dhe të realizojë porositë për klientët ekzistues, si dhe të identifikojë klientë të rinj.
- Të përmbushë objektivat e vendosura nga departamenti i shitjes.
- Të mbajë bashkëpunim dhe shkëmbim të vazhdueshëm informacioni me eprorët, përkatësisht drejtorët dhe menaxherët.
- Të përdorë qasje krijuese për zgjidhjen e situatave të ndryshme.
- Të grumbullojë informacion për klientët, konkurrencën dhe tregun, duke e përmbledhur atë në raporte dhe prezantime.
- Të kryejë edhe detyra të tjera që i cakton menaxhimi.
Mjetet softuerike në dispozicion për realizimin e punës:
- Dynamics 365 Business Central (Nav).
- Power BI.
- Microsoft Office.
Kualifikimet e nevojshme
Kërkesat për kandidatin:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimi i lartë vlerësohet si përparësi.
- Preferohen kandidatë mbi 25 vjeç.
- Të ketë përvojë pune në shitje.
- Përvoja në këtë fushë përbën përparësi, përfshirë punën në servis dhe njohuritë e përgjithshme për pjesët e këmbimit të makinave.
- Të zotërojë aftësi të mira bashkëpunimi në ekip.
- Të synojë angazhim afatgjatë në vendin e punës.
Dokumentet e kërkuara