A të pëlqen të angazhohesh profesionalisht në industrinë e muzikës alternative? Defy Them të fton të bëhesh pjesë e ekipit si Koordinator/e i/e Hapësirës me orar të plotë. Në këtë rol do të jesh përgjegjës për funksionalizimin e përditshëm të hapësirës dhe pajisjeve, duke garantuar që gjithçka të jetë gati për çdo aktivitet.
Do të përgatisësh e mirëmbash hapësirën dhe pajisjet gjatë aktiviteteve dhe orareve të rregullta, do të koordinosh oraret me palët e interesuara dhe do të kujdesesh për respektimin e standardeve të sigurisë. Përveç kësaj, do të ofrosh mbështetje në logjistikën e aktiviteteve dhe detyra të tjera sipas nevojës.
Nëse ke aftësi të mira organizative, je i përgjegjshëm dhe gati të mësosh role e aftësi të reja, kjo është mundësia për t'u bërë pjesë e një ekipi dinamik në industrinë e muzikës alternative.