Përmbledhje e pozitës
Comodita Home po kërkon një Jurist/HR me profilin Jurist / Mng. burimeve njerezore, përgjegjës/e për përgatitjen e kontratave dhe administrimin e proceseve të burimeve njerëzore.
Përgjegjësitë
- Kryen aktivitetet operative të departamentit.
- Administron shkëmbimin dhe arkivimin e dokumenteve përkatëse të departamentit.
- Regjistron ndryshimet e mundshme ligjore dhe njofton departamentin për përditësimet.
- Përgatit, administron, përditëson dhe mbikëqyr dosjet juridike, si edhe aktet specifike për secilën prej tyre.
- Mbikëqyr komunikimet dhe progresin e trajtimit të çështjeve të veçanta.
- Përshtat dhe monitoron kontratat e nevojshme për veprimtarinë e biznesit, duke i raportuar Administratorit sipas rastit.
- Drejton proceset e burimeve njerëzore, përfshirë rekrutimin, planifikimin dhe organizimin e intervistave, përzgjedhjen, orientimin, trajnimin dhe këshillimin e stafit.
- Planifikon, ndjek dhe vlerëson performancën e punonjësve.
- Përcjell planifikimin dhe realizimin e lejeve të zakonshme të stafit.
- Administron plotësimin e dosjeve të punonjësve dhe përditësimin e tyre me dokumente gjatë punësimit.
Kërkesat
- Të ketë kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
- Të ketë së paku 2 vjet përvojë pune si jurist dhe HR.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira për koordinim dhe bashkëpunim në ekip.
- Të demonstrojë komunikim dhe organizim të shkëlqyer.