Përshkrimi
Vendndodhja: Valias, Kamez
Eksperienca: Kërkohet përvojë prej 3–4 vite në pozita të ngjashme.
Përgjegjësitë
Detyrat kryesore:
- Administrimi dhe ruajtja e saktë e dokumentacionit kontabël.
- Monitorimi i procesit të blerjeve dhe shitjeve.
- Barazimi i llogarive të klientëve me ato të furnitorëve.
- Verifikimi i arkës dhe i bankës.
- Hartimi i raporteve financiare.
- Bashkërendimi i punës me stafin.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Diplomë në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
- Të paktën 3–4 vite eksperiencë pune.
- Njohje të mira të kontabilitetit dhe të legjislacionit tatimor.
- Zotërim i mirë i Excel dhe programit financa 5.
- Saktësi, korrektësi dhe përgjegjshmëri gjatë punës.
- Aftësi për punë në ekip dhe për administrimin e detyrave në mënyrë të pavarur.