Kompania FLEX /D GROUP International kërkon punëtorë për pozitat në vijim:
2 mjeshtër për prodhimin e dyerve dhe dritareve ALU dhe PVC
- Prodhimi dhe montimi i elementeve të dyerve dhe dritareve prej alumini. Kërkohet të paktën 1 vit përvojë në këtë fushë.
- 2 operatorë ose inxhinierë për makineri per prodhimin e dyerve dritareve dhe paneleve alumini.
- Puna me makineri CNC për përpunimin e materialeve dhe prodhimin e paneleve. Kërkohen njohuri në përdorimin e makinerive CNC dhe kujdes në realizimin e punimeve.
1 Ndihmës mjeshtër për dyer dhe dritare prej ALU dhe PVC
- Ndihmë në përgatitjen e materialeve dhe në procesin e prodhimit. Kërkohet gatishmëri për punë dhe për të mësuar zanatin.
- Për të gjitha pozitat kërkohen përgjegjësi në punë, përpikëri dhe aftësi për bashkëpunim me ekipin.
Orari dhe vendi i punës
- Orari: Nga e hëna në të premte, 08:00 deri në 17:00.
- Adresa: Magjistralja Prishtinë Shkup, km 6, Çagllavicë.
Aplikimi
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në adresën e mëposhtme ose të na kontaktojnë në telefon. Në aplikim, shënoni pozitën për të cilën aplikoni.