Job description
IMPORTANT NOTICE – NJOFTIM I RËNDËSISHËM
THIS POSITION DOES NOT PROVIDE WORK VISA SPONSORSHIP!
This position is open only to candidates who are Albanian citizens or who have the legal right to work in Albania.
Ky pozicion është i hapur vetëm për kandidatë që janë shtetas shqiptarë ose kanë të drejtë ligjore për të punuar në Shqipëri.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Logjistikë ose fusha të ngjashme
- Minimumi 3 vite përvojë në pozicionin e Menaxherit të Blerjeve, preferohet në hoteleri ose në industri të ngjashme, si sektori i Food & Beverage etj.
- Aftësi të forta në negociim, analizë kostosh dhe menaxhim kontratash
- Përvojë në përdorimin e sistemeve të blerjeve dhe inventarit (p.sh. Materials Control ose të ngjashme)
- Njohuri mbi legjislacionin fiskal dhe procedural në Shqipëri
- Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim)
- Duhet të banojë në Durrës ose në zonat përreth, me mundësi udhëtimi të përditshëm drejt vendit të punës
Rreth pozicionit
Ky pozicion ofrohet nga një hotel që menaxhohet nga një operator i pavarur shqiptar dhe jo drejtpërdrejt nga IHG apo degët e saj. Duke aplikuar për këtë vend pune, ju po aplikoni pranë një hoteli që operon në bazë të një marrëveshjeje franchisee me brandin IHG.
Përmbledhje e pozicionit
Menaxheri/ja i/e Blerjeve është përgjegjës/e për sigurimin efikas, ekonomik dhe në kohë të të gjitha mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për funksionimin e hotelit duke siguruar menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, kontrollin e kostove dhe përputhshmërinë me standardet e Crowne Plaza / IHG, si dhe me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Ky rol ka një ndikim të drejtpërdrejtë në eficiencën operacionale dhe performancën financiare të hotelit, duke siguruar vlerën më të mirë pa kompromentuar cilësinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Zhvillon dhe zbaton procedurat e blerjeve në përputhje me standardet e Crowne Plaza / IHG dhe praktikat më të mira të hotelerisë
- Menaxhon procesin e furnizimeve nga kërkesa deri te dorëzimi (end-to-end procurement process)
- Kryen proceset RFQ (Request for Quotation) dhe analizën e ofertave (krahasimi i çmimeve dhe kushteve)
- Negocion kontrata, çmime dhe kushte bashkëpunimi me furnitorët lokalë dhe ndërkombëtarë
- Ndërton dhe menaxhon marrëdhënie afatgjata me furnitorët dhe monitoron performancën e tyre
- Siguron përputhshmërinë e blerjeve me buxhetin dhe nevojat operacionale të hotelit
- Bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet për të garantuar furnizim të pandërprerë
- Mbikëqyr procesin e pranimit të mallrave dhe verifikimin e faturave
- Siguron saktësinë e të dhënave në sistemet e inventarit dhe kontrollit të materialeve (p.sh. Materials Control)
- Identifikon dhe implementon mundësi për ulje kostosh dhe rritje eficience
- Përgatit raporte periodike mbi performancën e blerjeve dhe analizën e kostove