Përshkrimi
Kërkohet një Shitëse dinamike, me aftësi komunikimi dhe interes për modën, për t'iu bashkuar ekipit në dyqanet e markës ndërkombëtare Crocs.
Detyrat kryesore
- Mirëpret klientët dhe u ofron ndihmë.
- Prezanton produktet dhe koleksionet e Crocs.
- Kryen shitjet dhe punon për përmbushjen e objektivave.
- Siguron respektimin e standardeve të dyqanit.
- Organizon dhe kujdeset për produktet.
- Krijon një përvojë të shkëlqyer për çdo klient.
Kualifikimet
- Të jetë në moshën 20-45 vjeç.
- Të ketë njohuri bazë të kompjuterit.
- Të njohë Median Sociale.
- Të jetë në gjendje të zbatojë rregullat e imazhit të produktit.
- Të komunikojë shumë mirë me klientët.
- Të ketë qëndrim pozitiv dhe energji.
- Të tregojë kujdes ndaj klientit.
- Të ketë aftësi në shitje dhe bindje.
- Të ketë paraqitje profesionale.
- Të jetë e përgjegjshme dhe korrekte.
- Të ketë aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Përvoja në shitje konsiderohet përparësi.