Ky pozicion drejtues financiar i ofron kandidatit mundësinë të udhëheqë të gjithë funksionin financiar të institucionit dhe të luajë rol kyç në vendimmarrjen strategjike. Do të përgatisësh pasqyra financiare dhe raporte për drejtimin e autoritetet mbikëqyrëse, do të hartosh e monitorosh buxhetin vjetor dhe do të menaxhosh likuiditetin, flukset e parasë dhe planifikimin financiar.
Përgjegjësitë kryesore:
- Drejtimi dhe mbikëqyrja e funksionit financiar të institucionit.
- Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raporteve për drejtimin dhe autoritetet mbikëqyrëse.
- Hartimi dhe monitorimi i buxhetit vjetor dhe analizave financiare.
- Menaxhimi i likuiditetit, flukseve të parasë dhe planifikimit financiar.
- Sigurimi i pajtueshmërisë me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore e rregullatore.
- Bashkëpunimi me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm.
- Mbështetja e Drejtorit Ekzekutiv dhe Bordit me analiza dhe rekomandime financiare.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në financë, preferohet në sektorin bankar ose financiar.
- Njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe legjislacionit financiar në fuqi.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe drejtuese.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Paketë konkurruese kompensimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.