Përshkrimi
Credins Bank po rekruton për pozicionin Sportelist – Arkëtare Zevendesuese dega Kavaje.
Detyrat
Përgjegjësitë dhe funksionet kryesore:
- T'u ofrojë të gjithë klientëve në sportel shërbim cilësor dhe në kohë, në përputhje me procedurat dhe rregulloret e arkës.
- Të verifikojë klientët që kryejnë transaksione në sportel.
- Të garantojë zbatimin rigoroz të rregulloreve për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
- Të kujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dokumenteve që klientët plotësojnë ose dorëzojnë, përfshirë mandatarkëtimet, mandatpagesat, çeqet, librezat dhe dokumente të tjera.
Më poshtë paraqiten hollësitë e përshkrimit të punës për këtë pozicion.
Kualifikimet
Kërkesat për pozicionin:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike.
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune mbi 1 vit, veçanërisht në pozicionin e ARKËTARËS.
- Të shfaqë motivim dhe dëshirë për t'u bërë pjesë e ekipit.
- Të zotërojë aftësi në komunikim, organizim dhe punë në grup.
- Të zotërojë mirë Gjuhën Angleze.
- Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office ose të programeve informatike.
- Të fokusohet te rezultatet dhe të jetë në dispozicion për të punuar me orare fleksibël.
Përfitimet që ofrojmë:
- Paketë financiare shumë e favorshme dhe konkurruese, me bonuse 3 mujore dhe pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi për përparim në karrierë, pjesëmarrje në trajnime dhe zhvillim profesional.
- Përfitime shtesë, përfshirë check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie dhe shërbime bankare pa komision, si edhe një atmosferë dinamike dhe ekip në rritje.
- Organizim aktivitetesh të ndryshme sportive, retreatesh, udhëtimesh dhe aktivitetesh të tjera.
Për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank do të përzgjidhen dhe njoftohen vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret.
Afati i aplikimit është 12.11.2026.
Dokumentet e kërkuara