Credica LLC, për shkak të zgjerimit të veprimtarisë, fton kandidatë të motivuar për pozitën:
- Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-perfromuese
Zyret ku kërkohen kandidatët: Prishtinë, Prizren, Gjilan
Detyrat kryesore:
- Të mbajë kontakt të rregullt me klientët që i janë caktuar në portfolion e tij/saj dhe t’i menaxhojë ata.
- Për kandidatët me përgatitje juridike, të përfaqësojë institucionin në procedurat përmbarimore; kandidatët e profileve të tjera duhet të bashkëpunojnë me zyrtarët ligjorë gjatë këtyre procedurave.
- Të kryejë vizita të vazhdueshme në terren te klientët e përfshirë në portfolion e tij/saj.
- Të analizojë ekspozimet kreditore jo-performuese me kujdes dhe profesionalizëm, si dhe të propozojë zgjidhjet e duhura.
- Të realizojë edhe detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti.
Kërkesat për pozitën:
- Diplomë universitare në juridik, ekonomi, financa, admiminstrim biznesi, ose të jetë në vitin e fundit të njërit prej këtyre drejtimeve.
- Përvoja në procedura përmbarimore, mbledhje të kredive jo-performuese, kredidhënie ose fusha të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Integritet i lartë në aspektin personal dhe profesional.
- Shkathtësi të avancuara komunikimi, organizimi dhe analize.
- Përkushtim dhe vetëmotivim për arritjen e suksesit.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
- Patent Shoferi e kategorisë “B”.
Të dhënat:
Pozita: Zyrtar Ligjor;
Vendndodhja: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovice;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 16 Tetor 2026