Corona Dent po kërkon të punësojë:
- Asistente Dentare/Infermiere
Detyrat kryesore:
- Ofron mbështetje për mjekun gjatë ekzaminimeve dhe procedurave dentare.
- Siguron përgatitjen e instrumenteve dhe materialeve të nevojshme për trajtime.
- Kryen sterilizimin dhe dezinfektimin e pajisjeve në pajtim me standardet higjieno-sanitare.
- Përgatit pacientët përpara trajtimit dhe u jep udhëzime pasi ai të përfundojë.
- Sipas nevojës, administron terminet dhe regjistron të dhënat e pacientëve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë arsim të mesëm ose kurs profesional për asistente dentare/Infermiere.
- Aftësi të zhvilluara komunikimi dhe qasje profesionale ndaj pacientëve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.