Përshkrimi
Connect Drive po kërkon një Sistemues Magazine, i cili do të angazhohet me pjesët e këmbimit, përditësimet e makinave dhe mbështetjen në servis.
Detyrat
- Kujdeset për mirëmbajtjen, renditjen dhe organizimin e magazinës së pjesëve të këmbimit.
- Përgatit dhe dorëzon mallrat sipas kërkesave.
- Menaxhon hyrjet dhe daljet e artikujve nga magazina.
- Realizon inventarizime në mënyrë periodike.
- Kryen update-et për makinat elektrike.
- U ofron klientëve asistencë teknike.
Kualifikimet
- Të ketë aftësi të mira organizimi dhe korrektësi gjatë punës.
- Të posedojë patentë aktive makine.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe teknologjike.
- Përparësi ka arsimi profesional në fushën e teknologjisë.
Orari i punës:
- E hënë-Premte 08:00-20:00
- Të shtunën 08:00-13:00