Përshkrimi
Roli në fjalë
Magazinieri merret me pranimin, organizimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e mallrave/pjesëve në depo, duke garantuar saktësinë e stokut dhe rendin në hapësirat e magazinës.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Pranon dhe kontrollon mallrat/pjesët që hyjnë në magazinë.
- Kontrollon sasitë dhe përputhjen e tyre me dokumentacionin përkatës.
- Organizon dhe etiketon produktet sipas kategorive dhe kodeve.
- Përgatit dhe dorëzon mallrat/pjesët sipas kërkesave.
- Regjistron hyrjet dhe daljet e magazinës në sistem ose në dokumentacion.
- Ndjek gjendjen e stokut dhe raporton mungesat ose diferencat.
- Realizon inventarë periodikë.
- Siguron që magazina të mbetet e pastër, e rregullt dhe funksionale.
- Kujdeset për ruajtjen e mallrave dhe parandalimin e dëmtimeve.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për furnizimin dhe lëvizjen e mallrave.
Kualifikimet
Kërkesat për pozicionin
- Aftësi të mira për organizim dhe korrektësi gjatë punës.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Njohuri kompjuterike në nivel bazë.
- Përvoja e mëparshme në magazinë konsiderohet përparësi.
Orari i punës
- E hene-Premte 08:00-20:00
- Te shtunen 08:00-13:00