Përshkrimi
Conad Kodra e Diellit 2 ka një vend të lirë pune për Sistemues/e Mallrash.
Për të plotësuar ekipin e saj, një pikë Conad synon të punësojë një Sistemues/e Mallrash.
Detyrat
Përgjegjësitë e pozicionit
- Rregullimi i produkteve në rafte dhe furnizimi i tyre me artikujt që mungojnë.
- Verifikimi i afateve të skadencës dhe i gjendjes së mallrave.
- Pajisja e produkteve me etiketa çmimesh dhe përditësimi i tyre.
- Ruajtja e pastërtisë dhe e rregullit në rafte dhe në hapësirën e punës.
- Ndihma dhe udhëzimi i klientëve për të gjetur produktet që kërkojnë.
- Koordinimi me kolegët për të siguruar ecurinë e mirë të punës në supermarket.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara
- Qëndrim korrekt dhe i përgjegjshëm ndaj detyrave të punës.
- Zotësi për organizimin e punës dhe bashkëpunimin në ekip.
- Disponueshmëri për punë me turne.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme vlerësohet si përparësi.