Ne jemi në kërkim të një DevOps profesionist të talentuar dhe të motivuar për t'ju bashkuar ekipit tonë. Ky rol do të përfshijë menaxhimin e infrastrukturës, automatizimin e procesit të zhvillimit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tona.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe implementon pipeline CI/CD për automatizimin e procesit të shpërndarjes.
- Përmirëson, optimizon dhe monitoron performancën e sistemeve.
- Përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturave duke siguruar besueshmëri dhe qëndrueshmëri të tyre.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit për të siguruar proces të shpërndarjes dhe integrimit.
- Implementon dhe menaxhon zgjidhje për të siguruar disponueshmërinë dhe performancën e lartë të aplikacioneve.
- Ndjek dhe dokumenton procesin e arkitekturës dhe propozon përmirësime për sistemet ekzistuese.
- Përgatit dokumentacionin për procedurat e konfigurimeve.
- Pjesëmarrës në trajnimet për përdorimin e praktikave më të mira të teknologjisë.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Informatikë ose fusha të ngjashme.
- +2 vite eksperiencë të mëparshme në DevOps ose role të ngjashme.
- Njohuri në teknologji si Docker, Kubernetes, Azure.
- Aftësi të mira në sistemet operative Linux.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?
- Përvojë dinamike dhe zhvillim profesional
- Vlerësim për iniciativën dhe mendimin kritik
- Ambjent miqësor dhe bashkëpunues