Jemi në kërkim të një Business Analyst, i/e cili/a do të identifikojë problematikat dhe të propozojë zgjidhje për optimizimin dhe automatizimin e tyre përmes sistemeve ERP.
Përgjegjësitë kryesore:
- Analizimi dhe dokumentimi i proceseve dhe identifikimi i ceshtjeve për përmirësim.
- Mbledhja e kërkesave të biznesit dhe përkthimi i tyre në kërkesa funksionale për ERP.
- Analizimi dhe përmirësimi i proceseve financiare.
- Bashkëpunimi me Finance, IT dhe zhvilluesit për implementimin dhe testimin e zgjidhjeve.
- Analizimi i të dhënave financiare dhe operacionale dhe përgatitja e raporteve.
- Identifikimi i mundësive për automatizim dhe përmirësim të proceseve.
Kërkesat:
- Diplomë në Financë, Kontabilitet, Informatikë Ekonomike, IT ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë në Business Analysis, ERP ose Finance Systems.
- Njohuri të mira të proceseve financiare/kontabël dhe sistemeve ERP.
- Aftësi shumë të mira analitike, komunikuese dhe problem-solving.
- Njohuritë në Excel, SQL dhe Power BI përbëjnë avantazh.
- Eksperienca me Odoo ose sisteme të ngjashme ERP.
Pse të bëhesh pjesë e Communication Progress?
- Zhvillim profesional në projekte që ndërthurin financën dhe teknologjinë.
- Hapësirë për iniciativë, mendim kritik dhe ide të reja.
- Ambient dinamik, miqësor dhe bashkëpunues.