Përmbledhje
Ekipi i Cole Haan kërkon një shitës/e me përvojë.
Kandidatët duhet të jenë mbi 25 vjeç.
Detyrat kryesore
Përgjegjësitë kryesore:
- Të sigurohet një shërbim profesional dhe premium për secilin klient.
- Të paraqiten e të shiten produktet në pajtim me standardet e brand-it.
- Të mbahet dyqani i rregullt, i pastër dhe i organizuar.
- Të monitorohen objektivat e shitjeve dhe KPI-të e përcaktuara.
- Të evidentohen dhe asistohen klientët sipas procedurave të kompanisë.
- Të punohet ngushtë me stafin për një funksionim sa më efektiv të dyqanit.
- Të respektohen me saktësi procedurat operative dhe standardet e kompanisë.
Kualifikimet
Kërkesat dhe kompetencat e nevojshme:
- Së paku 2-3 vit përvojë në shitje; përparësi ka përvoja me brand-e fashion, këpucë ose aksesorë.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe në shërbimin ndaj klientëve.
- Paraqitje profesionale dhe sjellje e përshtatshme në vendin e punës.
- Gatishmëri për bashkëpunim dhe angazhim në ekip.
- Përgjegjësi dhe saktësi gjatë përmbushjes së detyrave.
- Aftësi për të identifikuar nevojat e klientit dhe për t’i sugjeruar produktin e duhur.
- Qëndrim pozitiv, etikë pune dhe interes për zhvillim profesional.
- Fleksibilitet me oraret dhe gatishmëri për angazhim në periudhat me ngarkesë të lartë.
Ne ofrojmë
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe trajnim profesional.
- Angazhim në një brand ndërkombëtar premium.