Përshkrimi
Coepto sh.p.k vepron kryesisht në përpunimin e letrës, prodhimin dhe tregtimin e materialeve të paketimit, materialeve promocionale dhe produkteve të ngjashme. Kompania po kërkon një Specialist for the customs regime & logistic.
Ky rol mbulon ndjekjen, dokumentimin dhe respektimin e të gjitha lëvizjeve hyrëse dhe dalëse të mallrave sipas kërkesave të regjimit të përpunimit aktiv, në përputhje me legjislacionin doganor dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
Detyrat
- Kontrollon faturat e furnitorëve për të verifikuar nëse përmbushin kushtet e autorizimit përkatës.
- Kryen plotësimet e nevojshme në autorizim, në varësi të situatës.
- Regjistron faturat e furnitorëve në programin Finance, përfshirë faturat e importit dhe ato vendore.
- Harton dhe administron dokumentacionin e eksportit mbi bazën e të dhënave që ofrohen nga departamenti i prodhimit.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të garantuar dorëzimin në kohë dhe të plotë të materialeve dhe mallrave.
- Regjistron daljet e materialeve në programin Finance, në Excel ose në programe të tjera.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me autoritetin doganor dhe përgatit rakordimet tremujore.
- Menaxhon zhdoganimin e mbetjeve dhe siguron që inventari i regjimit doganor të jetë i saktë dhe i përditësuar në kohë reale.
- Raporton me saktësi detyrimet doganore, përfshirë TVSH-në dhe detyrime të tjera.
- Sistemon dhe ruan dokumentacionin si në formë fizike, ashtu edhe elektronike.
- Koordinon dërgesat hyrëse dhe dalëse.
- Komunikon me furnitorët, kompanitë e transportit dhe stafin e magazinës.
- Përgatit dhe kontrollon dokumentet e transportit dhe të dorëzimit.
- Përdor sisteme logjistike ose ERP për të monitoruar porositë dhe lëvizjet e stokut.
- Punon për të përmirësuar afatet e dorëzimit dhe për të ulur kostot logjistike.
- Përgatit raportime mbi aktivitetet logjistike dhe problematikat e hasura.
- Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me pozitën e punës.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor ose Master në Shkenca Ekonomike.
- Përvojë e mëparshme në procedurat e eksportit dhe në regjimin doganor.
- Njohuri të avancuara të programit Finance 5.
- Njohje me regjimin doganor të përpunimit aktiv (RPA) dhe me dokumentacionin e eksportit.
- Aftësi të mira organizative, bashkëpunuese dhe komunikuese.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht me efikasitet.
- Fleksibilitet dhe përshtatshmëri në një ambient prodhimi që ndryshon vazhdimisht.