Përshkrimi
Kompania CODELAND, e fokusuar në zhvillimin e softuerëve kompjuterikë kryesisht në sektorin e fiskalizimit, është në kërkim të një kandidati ose kandidateje për rolin Specialist/e Mbështetje dhe Trajnim Klienti – Full Time.
Detyrat
- Ofrimi i asistencës për klientët që përdorin programet e kompanisë.
- Mbështetje gjatë konfigurimit të të dhënave në programet përkatëse.
- Zhvillimi i trajnimeve për përdorimin e aplikacioneve.
- Dhënia e përgjigjeve dhe ndihmës për pyetjet apo kërkesat e klientëve.
- Menaxhimi dhe zgjidhja e kërkesave të klientëve në mënyrë profesionale dhe me efikasitet.
Kualifikimet
- Pozita është me orar të plotë.
- Për këtë rol nuk është e domosdoshme të keni përvojë paraprake ose arsimim në IT.
- Përparësi kanë kandidatët nga fusha të ndryshme që komunikojnë mirë dhe përvetësojnë shpejt njohuri të reja.
- Kërkohen njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Nevojiten durim, korrektësi dhe aftësi për të punuar me klientë.
- Kërkohet gatishmëri për të mësuar përdorimin e programeve, ndërsa trajnimi sigurohet nga kompania.
Orari i punës
- Nga e hëna deri të premten: 08:00 – 17:00, me 1 orë pushim.
- Të shtunën: 09:00 – 14:00.
- Orari i së shtunës zbatohet me rotacion, ku një e shtunë është pune dhe tjetra pushim.
Ne ofrojmë
- Trajnim të plotë për përdorimin e programeve të kompanisë.
- Mjedis pune profesional dhe me frymë bashkëpunimi.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim brenda një kompanie dinamike.