SHPALLJE PUNE
Kompania Classics Cosmetics ka hapur një vend pune për pozitën Komercialist/e / Agjent/e i/e shitjes në terren.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të realizojë vizita në terren te klientët aktualë dhe ata potencialë.
- Të prezantojë asortimentin e kompanisë dhe të zhvillojë procesin e shitjes së produkteve.
- Të kontribuojë në shtimin e portofolit të klientëve.
- Të mirëmbajë raporte të qëndrueshme dhe profesionale me klientët.
- Të evidentojë shitjet dhe të raportojë aktivitetet e përditshme.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvoja në shitje vlerësohet si përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Të ketë shkathtësi të mira në komunikim dhe në bindje.
- Të tregojë iniciativë personale dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Patentë shoferi është e dëshirueshme.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë në terren.