Përshkrimi
Vinoteka jonë kërkon një person që të kujdeset për shitjet në dyqanin pranë ish stadiumit Dinamo, Tirane.
Çfarë ofrohet:
- Orar i alternuar, me kohë të plotë ose të pjesshme.
- Shpërblime të lidhura me performancën.
- Mundësi trajnimi për sommelier.
- Ditë pushimi çdo të diel.
Përgjegjësitë
- T’u bëjë klientëve prezantimin dhe promovimin e produkteve të dyqanit.
- Të mbajë marrëdhëniet me një grup klientësh të rregullt dhe potencialë për të realizuar shitje të reja.
- Të administrojë stokun e dyqanit dhe të njoftojë për mungesat dhe sasitë që nevojiten për zëvendësim.
Kërkesat për kandidatin
- Të komunikojë dhe të ndërveprojë mirë me klientët.
- Të zotërojë njohuri të anglishtes.
- Njohja e gjuhëve të tjera të huaja vlerësohet si përparësi.
- Përvoja e mëparshme vlerësohet si avantazh.
Dokumentet e kërkuara