Përshkrimi
Cioccolatitaliani po kërkon të shtojë në staf një Kamarier/e.
- Kriteret e kërkuara:
- Duhet të jetë i/e gatshëm/me për të punuar me turne.
- Kërkohet sjellje e mirë dhe aftësi komunikimi me klientët.
- Nevojitet korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë punës.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Kërkohet person serioz dhe i besueshëm.
- Preferohen kandidatë mbi moshën 22 vjeç.
Ne ofrojmë:
- Pagesë të rregullt.
- Niveli i pagës përcaktohet me marrëveshje.
- Mjedis pune profesional dhe mikpritës.
Adresa e vendit të punës është Rezidenca Lakeview, Liqeni Artificial i Tiranës.