Përshkrimi
Cioccolatitaliani po zgjeron ekipin dhe kërkon të punësojë Financier/e.
Kriteret e kërkuara:
- Të kryhen të gjitha hedhjet dhe regjistrimet në programin financiar, përfshirë blerjet, shitjet, arkën, bankën dhe veprimet kontabël.
- Të bëhet rakordimi me magazinat për hyrjet dhe daljet, firot, proceset e prodhimit, inventarët mujorë dhe llogaritjen e kostos së produkteve.
- Të përgatiten deklarimet mujore në e-Filing dhe të realizohet përputhja me sistemin SelfCare.
- Të administrohen dhe rakordohen llogaritë e klientëve dhe furnitorëve.
- Të llogariten pagat dhe të ekzekutohen pagesat online.
- Të mbahet në mënyrë të rregullt dokumentacioni i punonjësve, duke përfshirë kontratat, raportet mjekësore, librezat dhe regjistrat.
- Të hartohen raportet financiare.
- Të zhvillohen procedurat e fiskalizimit dhe të kontabilizohen veprimet doganore, si edhe detyra të tjera të ngjashme.
Ne ofrojmë:
- Pagë shumë të kënaqshme.
- Një mjedis pune profesional dhe miqësor.
Adresa e punës është në Tirane.