Cioccolatitaliani po kërkon të shtojë në ekip një Financier/e.
Kriteret e kërkuara:
- Të realizojë regjistrimet në sistemin financiar, duke përfshirë blerjet, shitjet, arkën, bankën dhe veprimet e kontabilitetit.
- Të bëjë rakordimin me magazinat për hyrjet dhe daljet, firot, proceset e prodhimit, inventarët mujore dhe llogaritjen e kostos së produkteve.
- Të përgatisë deklarimet mujore në e-Filing dhe të kryejë përputhjen me sistemin SelfCare.
- Të administrojë dhe të rakordojë llogaritë e klientëve dhe furnitorëve.
- Të përllogarisë pagat dhe të ekzekutojë pagesat online.
- Të mbajë në mënyrë të rregullt dokumentacionin e punonjësve, si kontrata, raporte mjekësore, libreza dhe regjistra.
- Të hartojë raportet financiare.
- Të zbatojë proceset e fiskalizimit dhe të kontabilizojë veprimet doganore.
Ne ofrojmë:
- Pagë shumë të kënaqshme.
- Një mjedis pune profesional dhe miqësor.
Adresa:
Tirane