Përshkrimi
Ekipi ynë kërkon të zgjerohet me një Agjent/e imobiliar/e.
Detyrat kryesore
- Identifikimi dhe sigurimi i pronave që ofrohen për shitje ose qira.
- Administrimi i portofolit të klientëve dhe shtimi i klientëve të rinj.
- Mbajtja e komunikimit të rregullt me klientët për të kuptuar nevojat e tyre.
- Planifikimi dhe realizimi i vizitave në prona.
- Paraqitja në mënyrë profesionale e pronave të disponueshme për shitje ose qira.
- Negocimi i ofertave dhe lehtësimi i marrëveshjeve ndërmjet palëve.
- Përcjellja e të gjitha fazave të procesit deri në finalizimin e marrëveshjes.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e raporteve afatgjata me klientët.
- Reklamimi i pronave në platforma dhe në rrjete sociale.
Kualifikimet e kërkuara
- Zotërimi i aftësive të mira në komunikim dhe negocim.
- Qasje e përgjegjshme dhe korrekte ndaj punës.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Motivim dhe synim për të arritur sukses.
- Mosha e kërkuar: 25 vjeç+.
- Përfundimi i arsimit të mesëm ose të lartë.
- Eksperienca në fushën imobiliare vlerësohet si përparësi.
- Zotërimi i gjuhëve të huaja vlerësohet si përparësi.
Puna ofron një mjedis profesional, mundësi për zhvillim dhe të ardhura në nivel konkurrues.
Bashkohu me ekipin tonë!
Dokumentet e kërkuara