Përshkrimi
Cela Travel po kërkon një Agjente Turistike që të bëhet pjesë e ekipit në Tiranë.
Detyrat
- T’u japë klientëve informacion dhe udhëzime rreth paketave turistike.
- Të realizojë rezervimet për bileta, hotele dhe shërbime të tjera të udhëtimit.
- Të mbajë komunikim të rregullt me partnerët dhe operatorët turistikë.
- Të sigurojë shërbim profesional dhe me cilësi për klientët.
Kualifikimet
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Të zotërojë gjuhën angleze, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera vlerësohet si përparësi.
- Të ketë njohuri bazë për linjat ajrore dhe rezervimet e hoteleve.
- Përvoja në fushën e turizmit konsiderohet avantazh, por mirëpriten edhe kandidatë të motivuar që dëshirojnë të mësojnë dhe të zhvillohen në këtë sektor.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese 600- 650 Euro neto
- Trajnim dhe përkrahje profesionale.
- Ambient pune të përshtatshëm, miqësor dhe profesional.
Ofrohet gjithashtu mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë. Vendndodhja e punës është në Tiranë. Orari: Full Time 10:00 - 18:00