Computer & Copier Systems (CCS) është në kërkim të një Furnitori që do të merret me dërgimin e produkteve te klientët.
Detyrat
- Realizon shpërndarjen e produkteve në përputhje me porositë dhe rrugën e planifikuar.
- Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave duke ruajtur gjendjen e tyre të rregullt.
- Garantion që dorëzimet të kryhen saktë dhe brenda afatit te klientët.
- Administron dokumentacionin që lidhet me dorëzimet.
- Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e mjetit të punës.
Kualifikimet
- Patentë shoferi, kategoria B.
- Përvoja në fushën e shpërndarjes konsiderohet përparësi.
- Kërkohet përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Qasje profesionale gjatë komunikimit me klientët.