Përshkrimi
Castellino Home po zgjeron ekipin dhe kërkon të angazhojë Arkitekt/e.
Detyrat
- Të paraqesë në mënyrë shumë të qartë projektin për klientin.
- Të pasqyrojë në projekt ndryshimet e kërkuara nga klienti.
- Të ndjekë përditësimet që vijnë nga zyra e projektimit dhe të bashkërendojë ndryshimet për secilën njësi sipas kërkesave të klientit.
- Të propozojë apartamente të përshtatshme në përputhje me nevojat e klientit, si edhe alternativa mobilimi në kohë reale.
- Të punojë në mënyrë të organizuar, të jetë i/e gatshëm/me për bashkëpunim në ekip dhe të ketë komunikim të mirë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta Bachelor ose Master në degën Arkitekturë/ Interior Design.
- Të ketë përvojë të mëparshme pune prej të paktën 3-5 vite.
- Përvoja në linjën e prodhimit konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe planifikim.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi teknikat e shitjes dhe marketingut.
- Të njohë mirë Paketën Office dhe të përdorë programin AutoCad.
Transporti është i përfshirë.
Adresa: Tirane-Elbasan (Ibe)