Përshkrimi
Casa Dc po kërkon të punësojë Shofer Kamionçine, Shkozet, Durrës.
- Pozicioni është për drejtimin e një kamionçine 3.5 ton në repartin e prodhimit të mobiljeve.
- Kërkohet patentë e kategorisë C.
- Dorëzimet kryhen te klientët në Durrës dhe Tiranë.
Detyrat
- Realizon transportin e mallrave të prodhuara nga kompania drejt klientëve.
- Respekton rregullat e Kodit Rrugor gjatë lëvizjes dhe dorëzimit të ngarkesës.
- Mban përgjegjësi për çdo mungesë në dokumentacionin e automjetit dhe të mallrave gjatë transportit.
- Kujdeset për gjendjen e mjetit të transportit dhe njofton përgjegjësin për çdo defekt të vërejtur.
Detyra plotesuese:
- Jep ndihmë për operatorët në repart.
- Kontribuon në sistemimin dhe organizimin e magazinës.
- Pozicioni përfshin edhe ngritjen e peshave të lehta.
Kualifikimet
- Kandidati duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Duhet të zotërojë patentë të klasit C.
- Kërkohet përvojë e mëparshme pune me mjete të këtij tonazhi.
- Duhet të ketë njohuri të mira dhe orientim të saktë për adresat ku do të dërgohet ngarkesa.
- Kërkohet korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.