KONKURS PËR POZITË TË LIRË PUNE
IFJB “CAPITAL”, në Zyrën Qendrore, hap konkurs për një pozitë në Departamentin e “Financave dhe Kontabilitetit”: Menaxher në Departament të Financave dhe Kontabilitetit.
Detyrat kryesore
- Ofron këshillim dhe përkrahje për Kryeshefin Ekzekutiv lidhur me financat dhe kontabilitetin.
- Kontrollon dhe mbikëqyr raportet e pasqyrat financiare të kompanisë, duke garantuar saktësinë e tyre.
- Harton, analizon dhe paraqet raporte financiare për menaxhmentin, Bordin e Drejtorëve, aksionarët dhe palët e tjera relevante.
- Drejton planifikimin financiar, hartimin e buxhetit vjetor dhe përgatitjen e projeksioneve financiare në bashkëpunim me menaxhmentin dhe departamentet përkatëse.
- Mbikëqyr veprimtaritë financiare dhe proceset kontabël të kompanisë, përfshirë mirëmbajtjen dhe kontrollin e librit kryesor.
- Bashkërendon aktivitetet e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit dhe siguron bashkëpunim efikas me departamentet e njësitë e tjera organizative; menaxhon, udhëheq dhe mbikëqyr stafin e departamentit, duke e organizuar punën sipas prioriteteve të tij.
- Merr pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe kontrolleve të brendshme që kanë ndikim financiar.
- Siguron zbatimin e procedurave të brendshme, standardeve profesionale dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit financiar.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me përgjegjësitë e pozitës, kur kërkohen nga menaxhmenti.
Kriteret dhe kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose në një fushë të përafërt.
- Nevojitet përvojë profesionale relevante në financa dhe kontabilitet.
- Kandidati duhet të ketë së paku 3 (tri) vite përvojë në pozitë menaxheriale.
- Kërkohen njohuri të avancuara të raportimit financiar, planifikimit financiar dhe buxhetimit.
- Duhet të zotërohen mirë parimet dhe proceset e kontabilitetit financiar.
- Kërkohet aftësi për analizimin, hartimin dhe verifikimin e raporteve financiare.
- Duhet të ketë aftësi në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe buxhetore.
- Kërkohen njohuri të mira të Microsoft Excel dhe të programeve/sistemeve financiare e kontabël.
- Nevojiten aftësi të provuara për menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit.
- Kërkohen aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
- Kandidati duhet të tregojë integritet profesional, përgjegjshmëri dhe respekt për konfidencialitetin e informacionit financiar.
Dokumentet e kërkuara
- Kopje të dokumentit të identifikimit.
- Kopje të diplomës universitare.