Përmbledhje e pozitës
Cacttus, kompani me 25 vjet përvojë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kërkon një Inxhinier/e Elektronik në Zbatim për projektin e telekomunikacionit dhe automatizimit në Hekurudhën e re Tirane-Durres-Rinas. Pozita synon të mbështesë përfundimin cilësor dhe në afat të projektit, duke kërkuar njohuri për zbatimin në terren të rrjeteve të telekomunikacionit, sistemeve të automatizimit dhe bashkëpunim efektiv në ekip.
Paga është 2500 euro bruto.
Detyrat kryesore
- Organizon, drejton dhe kontrollon në terren vendosjen e kabllove të komunikimit, pajisjeve dhe sensorëve përgjatë hekurudhës, si edhe instalimin e pajisjeve në sallat e monitorimit e kontrollit.
- I paraqet menaxherit të projektit dhe kompanisë kontraktuese raportet për punët e përfunduara.
- Shpërndan detyrat, pajisjet e punës dhe personelin e nevojshëm për realizimin e aktiviteteve.
- Regjistron procedurat e ndjekura dhe harton raporte mbi rezultatet e testimeve dhe verifikimeve.
- Koordinohet me inxhinierët e tjerë në kantier për mbarëvajtjen e punimeve.
- Merr pjesë në mbledhjet e ekipit ku trajtohen ecuria, vështirësitë e projektit aktual dhe projektet e ardhshme.
- Evidenton mundësi për përmirësimin e proceseve ekzistuese dhe për thjeshtimin e metodave të punës.
- Komunikon rregullisht me furnizuesit për të garantuar sigurimin e pajisjeve dhe materialeve të domosdoshme.
- Siguron disiplinën e punonjësve dhe mban përgjegjësi për respektimin e rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
Kërkesat profesionale
- Të zotërojë diplomë Master në Inxhinieri Elektronike.
- Të ketë njohuri dhe përvojë në shtrimin e kabllove të bakrit dhe atyre optike.
- Të demonstrojë aftësi të mira analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problemeve komplekse.
- Të ketë së paku 2-3 vjet përvojë në pozita të ngjashme, si dhe mbi 5 vjet përvojë si inxhinier elektronik.
- Të jetë në gjendje të punojë në ekip dhe të komunikojë qartë me kolegët.
- Të njohë anglishten si gjuhë komunikimi; njohja e italishtes si gjuhë e dytë përbën përparësi.