Përshkrimi
Kompania BURGER KING po kërkon të angazhojë një Kontabilist/e.
Detyrat
- Të menaxhojë sistemin e kontabilitetit të kompanisë.
- Të mbikëqyrë transaksionet financiare në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.
- Të përgatisë dhe të deklarojë brenda afateve detyrimet tatimore, përfshirë TVSH, tatim fitimi, tatim në burim, sigurime shoqërore dhe shëndetësore, si edhe detyrime të tjera përkatëse.
- Të kryejë rakordime periodike të llogarive bankare, të klientëve, të furnitorëve dhe të llogarive të tjera financiare.
- Të verifikojë dokumentacionin financiar dhe të sigurojë saktësinë e të dhënave kontabël.
- Të ofrojë mbështetje dhe të bashkëpunojë me ekipin e financës gjatë hartimit të pasqyrave financiare vjetore.
- Të përgatisë, kontrollojë dhe përpunojë listëpagesat mujore në bashkëpunim me departamentin e HR.