Përshkrimi
Bulloneria Durrës ka një vend të lirë pune për SHITËS PËR DYQANIN TONË.
- Të njihni produktet e bullonerisë, aksesorët dhe tubat e presionit;
- Të jeni të gatshëm të mësoni dhe të thelloni në vazhdimësi njohuritë për produktet;
- Të zotëroni mirë përdorimin e kompjuterit;
- Të komunikoni mirë dhe të silleni me korrektësi ndaj klientëve;
- Të jeni të gatshëm t’u ofroni klientëve ndihmë dhe këshilla për produktet, sipas nevojave të tyre;
- Të jeni në gjendje të hartoni lista porosish;
- Të jeni të gatshëm të merrni pjesë në kontrollimin dhe administrimin e stokut;
- Të tregoni përgjegjësi, korrektësi dhe zotësi organizimi.
Puna zhvillohet me orar të plotë, nga e hëna deri të shtunën.